Sport

MotoGP në Malajzi, “pole position” për Pedrosa-n

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 28 October 2017

Dani Pedrosa befason të gjithë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Malajzisë në botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Honda-s dominoi në këto kualifikuese të zhvilluara në pistën e Sepangut, duke fituar pole position me kohën 1 minutë 59 sekonda e 212 të mijtat duke ia rrëmbyer vendin e parë francezit Zarco, që u rendit i dyti me vetëm 17 të mijtat më shumë se Pedrosa.

Në vijën e parë të startit do të jetë edhe piloti i Ducatit, Andrea Dovizioso, i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 24 të mijtat më shumë se Pedrosa me italianin që të dielën do të kërkojë t’i prishë festën Marc Marquez, që është lëshuar drejt titullit të tij të katërt botëror në këtë kategori

Kampioni i botës në fuqi ishte larg paraqitjes së bërë në Phillip Island, për sa u përket provave kualifikuese duke qenë se nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, ndërkohë që përpara tij u pozicionuan pilotët e Yamahës Rossi e Vinales në vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa vendi i gjashtë i takoi Jorge Lorenzos me Ducati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera