Sport

Moto GP, Honda synon “dyshen e ëndrrave” Lorenzo-Marquez

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 05 June 2018

Jorge Lorenzo dhe Ducati ishin triumfuesit e së dielës në Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP, por në kulmin e suksesit, piloti spanjoll shfaqi pakënaqësitë e tij, duke shkëputur “de facto” edhe kontratën në fund të këtij sezoni.

Skuadra italiane dhe protagonisti nga Majorka do të ndajnë rrugët pas 13 garash, e ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë zërat se ku do të jetë piloti në të ardhmen.

Honda po studion një mënyrë për të krijuar skuadrën perfekte, një “Dream Team” të përfaqësuar nga Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez. Vendet më të rëndësishme janë aktualisht të zëna dhe duket se piloti iberik do të jetë nën një ombrellë me bashkëkombasin e tij, te skuadra japoneze.

-Advertisement-

Marc Marquez ka bërë të ditur në të kaluarën se do të donte një shok ekipi të fortë, e kishte përmendur Pedrozën dhe Dovizioson. Por, duket se gjithçka ishte një tymnajë e planifikuar, për të fshehur lëvizjen e vërtetë të mundshme, kalimin e Lorenzos te Honda.

Gjithçka pritet të marrë formë në fundin e Çmimit të Madh të Spanjës, në Katalonjë, aty ku pritet përgjigjja e Lorenzos në cirkuit dhe në konferencën e shtypit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera