Sport

Moto GP, Andrea Dovizioso triumfator në Britani

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 28 August 2017

Ndonëse u nis vetëm nga pozicioni i fundit i vijës së dytë, Andrea Dovizioso, zhvilloi një garë në sulm, duke regjistruar suksesin e dytë në karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dovi që fitoren e parë në Klasin Mbretëror e pati regjistruar në vitin 2009 me Honda, pikërisht në garën e fundit në Donington Park, u ngjit në vendin e katërt që në xhirot e para, ndërsa më pas në rrotullimin e pestë numri 4 kishte përpara vetes vetëm dyshen e Yamaha-s Rossi – Vinales.

Pas një dueli të stërgjatur me Maverick Vinales piloti i Ducati-t fitoi vendin e dytë dhe në vazhdim Dovi i përqëndroi të gjitha energjitë në ngushtimin e diferencës me Rossi-n. Tre xhiro para fundit të garës piloti romanjol parakaloi Doktorin në kthesën numër 7, ndërsa në sektorin përmbyllës, pikërisht në metrat e fundit Andrea Dovizioso i rezistoi për mrekulli rikuperimit të pabesueshëm të Spanjollit Maverick Vinales.

-Advertisement-

Gara ishte tepër e rivalizuar me plot pesë pilotë në harkun e vetëm një sekonde, megjithatë shtatë xhiro para përfundimit për habinë e të gjithëve kampioni në fuqi Marc Marquez u tradhëtua nga motori i tij Honda. Garë shumë të mirë zhvilloi gjithashtu edhe 22-vjecari nga Katalonja Maverick Vinales, që e mundi Valentino Rossi-n për herë të 9 nga 12 që janë zhvilluar gjithsej në këtë edicion, për më tepër në sezonin e tij të debutimit me Yamaha.

Në krahun tjetër pas testimeve në Misano 38-vjecari italian konfirmoi progresin e motorit M1, teksa udhëhoqi për plot 17 xhiro garën, sidoqoftë në fund Doktori zmbrapsi sulmet e pilotit britanik Cal Crutchloë, duke u mjaftuar me podiumin e pestë sezonal.

Jorge Lorenzo po përshtatet gjithmonë e më shumë me Ducati-n e tij dhe 3 herë kampioni i botës e mbylli aventurën në Silverstone në vendin e pestë, me vetëm 3,5″ diferencë me shokun e tij të skuadrës, ndërkaq Dani Pedrosa nuk u ngjit dot më lart se vendi i shtatë, i parakaluar edhe nga francezi Johann Zarco.

Në klasifikimin e përgjithshëm falë suksesit të katërt sezonal Dovizioso kryeson botërorin në kuotën e 183 pikëve, me 9 pikë më shumë sesa Marquez, ndërkaq Vinales ndjek në vendin e tretë me 170 pikë, 13 më tepër se sa Valentino Rossi. Gara e ardhshme do të jetë e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marinos dhe do të mbahet pas dy javësh në “Cirkuitin e Mizanos” Marco Simoncelli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera