Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 11 August 2020

Moti do të jetë i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme do të karakterizohet me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera