Lajme

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 10 January 2024

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius.

Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera