Lajme

Moti sot kryesisht me diell

Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 22 April 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por edhe reshjet nuk do të mungojnë.

Kurse, sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera