Lajme

Moti për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 05 August 2018

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 15 në 21 gradë, kurse ajo më e ditës do të jetë nga 28 në 32 gradë.Sipas parashikimit të motit për shtatë ditët e ardhshme,do të jetë me diell, i ngrohtë dhe ndonjëherë me shira lokale dhe me stuhi, kryesisht në zonat malore.

Temperatura më e lartë ditore do të jetë të dielën dhe në fillim të javës tjetër në shumicën e vendeve rreth 32, kurse nga e mërkura rreth 34 gradë.

Për shkak të rritjes së temperaturës së ajrit gjatë ditës, pacientët kronikë këshillohen që të shmangin ngarkesat e mëdha fizike dhe sidomos këshillohet kujdes për pacientët kardiakë dhe astmatikë. Reaksionet meteoropatike janë të mundshme si dhimbje e kokës, pagjumësi dhe lodhje e shtuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera