Lifestyle

Moti i nxehtë na bën më budalla, më të dhunshëm dhe më të zemëruar

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 26 April 2018

Hulumtimet e reja tregojnë se vërtet njerëzit janë më të zemëruar dhe nevrikosur kur moti është i nxehtë.

Studimi ka zbuluar se me rritjen e celsiusëve rriten edhe hormonet e stresit, transmeton Telegrafi.

Ky zbulim më në fund e ka ndriçuar enigmën të cilët shkencëtarët janë munduar ta zgjidhin tash e sa vite.

-Advertisement-

Njohur ndryshe si “luhatja e disponimit gjatë verës”, ka shumë dëshmi nga dekadat e kaluara të cilat kanë treguar se ekziston një lidhje mes motit të nxehtë dhe agresionit, vetëvrasjeve dhe dhunës.

Ekipi polonez i shkencëtarëve kanë treguar se kjo ndodh për shkak se kortizoli – hormon i stresit – është më i ulët gjatë dimrit sesa gjatë verës.

Vlen të ceket se shkencëtarët e kanë prezantuar zbulimin e tyre në Shoqatën Amerikane të Fiziologjisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera