Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 31 August 2020

Dita e fundit e muajit gusht do të vijojë me kushte të ngjashme meteorologjike.

Diell dhe vlera të larta të temperaturave maksimale do shënohen ditën e hënë.

Nga dita e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, që do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme që do të mundësojnë reshje lokale shiu. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët.

-Advertisement-

Nga dita e enjte sërish parashihen reshje. Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius.

Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera