Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 17 February 2022

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius kurse maksimalet do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellur reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës. Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera