Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 07 September 2021

Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera