Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 23 August 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Pos ditës së hënë ku parashihen temperatura të larta, ditët tjera do të karakterizohen me mot jo stabil i përcjellë me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë–herë edhe me shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius.

-Advertisement-

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera