Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 20 May 2021

Gjatë ditë së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 7 gradë Celsius dhe ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

“Dita e enjte do të shoqërohet me mot jostabil, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit shpejtësia e erës mund të arrijë deri 15 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

-Advertisement-

Kjo situatë meteorologjik do të ndikoj pozitivisht, si në kushtet agrometeorologjike, po ashtu edhe në ato biometeorologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera