Lajme

Moti në dy ditët e ardhshme, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 25 February 2021

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera