Lajme

Moti më i ftohtë dhe me vransira

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 19 January 2020

Moti në vendin tonë nga e sot më ftohtë me vransira. Ndërsa, javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje.

Kështu thuhet në njoftimin e Prishtina Ëeather, ku theksohet se nga sot, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu.

Javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Europën qëndrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizoj mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave.

-Advertisement-

Vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, pritet një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare.

18.01 – Në vise të ulëta mjegull ose vransira të ulëta. Në pjesët tjera mot kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

19.01 – Vransira dhe intervale me diell.

20.01 – Më ftohtë. Paradite me vransira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.

21.01-22.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -1C, ndërsa maksimalet nga 1C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera