Lajme

Moti, ja parashikimi për të gjithë javën

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 25 November 2019

Gjatë kësaj jave, ciklone nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për reshje shiu sonte në mbrëmje dhe nga dita e premte.

Prej sot, me depërtimin e ciklonit në jug të rajonit, mbi vend do të shtrihen masa ajrore më të freskëta që do të zbresin lehtë temperaturat, por që mbeten mbi vlera mesatare.

Nga dita e enjte rryma të ngrohta ajrore do të depërtojnë nga Mesdheu, ku sërish do të rrisin temperaturat në të dy vlerat ekstreme.

-Advertisement-

Vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Minimalet do të luhaten nga 4 gradë deri në 7 gradë celsius, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në gradë celsius. Maksimalet do të luhaten nga 11 grdë deri në 14 gradë celsius.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e mërkurë nga jugu-juglindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera