Moti i ligë, dje u anuluan gjashtë fluturime nga Aeroporti “Adem Jashari”
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 27 June 2024
Gjashtë fluturime të cilat ishin paraparë të realizoheshin dje nga Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, u anuluan si shkak i motit të lig.
Kjo u konfirmua për Klankosova nga zëvendësdrejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror, Driton Ujkani.
Ujkani tha se ishin anuluar katër fluturime nga Zvicra dhe dy nga Gjermania.
“Për shkak të motit të keq janë anuluar gjashtë fluturime. Katër fluturime kanë qenë Zvicër-Prishtinë dhe anasjelltas dhe dy të tjera Gjermani -Prishtinë dhe anasjelltas. Anulimet janë bërë për shkak të kushteve atmosferike që po mbretërojnë aktualisht në Prishtinë. Ndërsa fluturimet tjera gjatë ditës së sotme janë realizuar sipas planit të paraparë“, tha Ujkani.
“Në fakt këto fluturime ishin me sistem vajtje ardhje, pra ishin tre aeroplanë kështu llogariten gjashtë fluturime. Ka raste kur vonesa e shtyrje ka edhe në Gjermani dhe Zvicër, e ato afektojnë udhëtarët edhe këtu tek ne. Bile në Gjermani, sa herë që ka mot të lig, shi, bubullime, erëra të forta etj, fluturimet shtyhen, anulohen”, shpjegoi ai.
I dyti i ASHNA-s tha se sot sipas informacioneve situata meteorologjike pritet të jetë më e butë.
“Edhe sot pritet të ketë shi e bubullimë, por sipas informacioneve situata meteorologjike paraqitet më e butë. Dhe kështu nuk preim të ketë ndonjë shtyerje të fluturimeve”, theksoi Ujkani.
Ndryshe, një qytetare raportoi se që nga mbrëmja kishin qëndruar në aeroport, bashkë edhe me disa udhëtarë të tjerë, si shkak i motit të keq.
Ajo tha se kishte për të udhëtuar për në Basel, por i njëjti fluturim do të realizohet sot.
“Fluturimi do të realizohet sot për në Basel nga ora 08:50”, deklaroi ajo.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...