Moti i keq shkakton anulim të fluturimeve në Britani

Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 12 December 2022
Për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted janë anuluar dhe ky aeroport ka mbyllur pistat e tij.
Aeroporti i Heathrow dhe Gatwick po ashtu kanë anuluar apo shtyrë fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë mbërthyer Britaninë.
Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar paralajmërim deri në mëngjesin e së hënës. Trenat po ashtu kanë pasur vonesa dhe shoferët janë paralajmëruar që të ngasin me kujdes, pas disa aksidenteve në trafik.
Në njoftimin e aeroportit Stansted, të lëshuar të dielën mbrëma, u tha se nuk është mbyllur vetëm pista për shkak të reshjeve të borës, por për shkak të motit të keq janë anuluar të gjitha fluturimet.
Ndërkaq, për shkak të motit të keq, në aeroportin Heathrow të dielën u anuluan mbi 50 fluturime.
Aeroporti Gatwick njoftoi se për shkak se kushtet atmosferike nuk ishin të sigurta, janë mbyllur pistat. Një numër i fluturimeve u anuluan apo u shtyn, ndërkaq 28 të tjera u ridrejtuan në aeroporte të tjera.
“Kushtet e këqija atmosferike pritet të vazhdojnë gjatë natës dhe mund të ndërpresin edhe më tej shërbimet”, thanë nga ky aeroport të dielën mbrëma.
Në ditët në vijim, Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me temperatura të ftohta. Në Skoci është parashikuar që temperaturat të bien në -15 gradë Celsius gjatë natës./rel

Të tjera
-
Universiteti i Birminghamit shënon 125 vjetorin, nderon Besnik Tahirin duke e publikuar biografinë e tij si tregim suksesi
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është ...
-
PDK nesër mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media. Nuk d...
-
Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingut elektoral nga Kurti dhe LVV
“Darka e Lamës” dhe Gjahu i Kurtit për votat e LDK-së e Rugovës Flamujt e ...
-
Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po pozicionohet si partnere e besueshme në siguri dhe mbrojtje
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare ...
-
U përpoq të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York
Një 28-vjeçar me shtetësi amerikane dhe gjermane, Joseph Neumayer, u arrestua...
-
Humbje milionëshe dhe rënie e besimit, pasojat e moskonstituimit të Kuvendit
Dështimi i vazhdueshëm i konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht edhe mos hapj...
-
Besa Ismaili: “Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim
Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë s...
-
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës T...
-
Begaj në Amerikë, i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt n...
-
Moti për 5 ditët e ardhshme: Me diell, vranësira dhe reshje shiu
Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell,...
-
Këta janë PIN-at që nuk duhet t’i përdorni – mund të thyehen lehtësisht
Kodet PIN janë një ndër format më të zakonshme të mbrojtjes së pajisjeve dhe ...
-
Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori, shkon aty edhe Kurti
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të st...