Lajme

Moti i keq në Itali, përmbyset varka me 24 persona në bord, 1 viktimë dhe 3 të zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 28 May 2023

Një incident tragjik është shkaktuar nga moti i keq në liqenin Maggiore. Pasditen e kësaj të diele, një varkë 16 metra e marrë me qira me 24 persona në bord, 22 turistë, përfshirë turistë të huaj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u përmbys për shkak të një stuhie në Lisanza.

Sipas mediave italiane disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona janë zhdukur ndërsa 1 ka mbetur viktimë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë.

-Advertisement-

Një aksident i dytë, më pak i rëndë, ka ndodhur në liqenin Varese për shkak të motit të keq i cili ka përmbysur disa varka. Banorët përfunduan në ujë, por u shpëtuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera