Lajme

Mot i pazakontë në Evropë, diku stuhi, diku i nxehtë rekord

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 31 May 2017

Veriun e Evropës e përfshin përmbytjet e stuhitë, ndërsa në perëndim të nxehtit arrin nivele rekorde.

Evropa vazhdon të jetë e përfshirë nga temperatura të larta dhe stuhive me përmbytje jo të zakonta në këtë fundmaj.

Në Paris banorët mezi po gjejnë vende për t’u freskuar në temperatura korriku që arrijnë 35 gradë celcius. Temperaturat arritën në 35 gradë celcius, kur mesatarja e kësaj periudhe është 10 gradë më poshtë.

-Advertisement-

Siç raporton “Abcnews”, stuhi të pazakonta goditën Moskën orëve të fundit, duke u marrë jetën 12 personave e duke lënduar 125 të tjerë.

Në spital për të marrë ndihmë u paraqitën edhe 17 fëmijë. Erërat që arritën një shpejtësi prej 80 km/orë përmbysën makina e thyen pemë. Nëpër aeroporte u anuluan fluturimet. Autoritetet thanë se stuhia e pazakontë shkaktoi në një ditë të njëjtin numër viktimash që kanë shkaktuar të gjitha stuhitë e 20 vjetëve të fundit në Moskë.

Stuhi e përmbytje pati edhe në shumë qytete të Gjermanisë, ku jo më larg se të hënën temperaturat arritën në 34 gradë.

Edhe në Zvicër temperaturat e larta kanë shënuar rekord gjatë fundjavës, që janë të pazakonta në muajin maj, ndërsa gjatë javës pritet temperaturat të bien dhe të ketë stuhi me vetëtima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera