Lajme

Mot me diell e vranësira të pjesshme, ndryshon në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 02 April 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa vikendi, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë. Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera