Lajme

Moskrijimi i institucioneve të reja po i sjell telashe Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 06 September 2017

Vonesat në krijimin e institucioneve po i sjellin telashe të mëdha Kompanisë metalurgjike Trepça. Mosthemelimi i bordit mbikëqyrës ka bërë që kjo kompani, dikur e cilësuar si gjiganti zhvillimor i Kosovës, të ketë ngecje në politikat zhvillimore dhe atë të shitjes. Kompania metalurgjike Trepça, pavarësisht miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, ende në dokumentacionin e saj figuron si ndërmarrje shoqërore.

Kompania metalurgjike “Trepça” po vazhdon të ketë probleme në funksionimin e saj normal, pavarësisht miratim të ligjit në Kuvendin e Kosovës në vitin e kaluar.

Vonesa në krijimin e institucioneve po i sjell telashe të mëdha kësaj ndërmarrjeje.

-Advertisement-

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, ka thënë se mosthemelimi i Bordit Mbikëqyrës ka bërë që Trepça të ketë ngecje në politikat zhvillimore.

Sipas Tmavës, Trepça ende në dokumentacionin e saj figuron si ndërmarrje shoqërore.

” Ende ne me vule veprojmë si ndërmarrje shoqërore kurse realisht është dashtë të veprojmë si ndërmarrje publike sipas ligjit

Tmava shton se në dy muajt e fundit ka pasur rënie të prodhimit si pasojë e teknologjisë së vjetruara por edhe moshës së lartë të minatorëve.

” Janë edhe mosha e shtyer e punëtorëve edhe teknologjia e punëtorëve”

Për gjendjen jo të mirë në kombinatin metalurgjik Trepça, ka folur edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve Shyqyri Sadiku.

” Gjendja aktuale në Trepçë nuk është e mire që nga miratimi i ligjit për Trepçën qeveria nuk ka ndërmarr asnjë hap të funksionimit të atij ligji ka mungesë të një bordi…”

Sidoqoftë, ajo çfarë mbetet në interes të drejtuesve të Trepçës dhe minatorëve është formimi sa më shpejt i institucioneve në mënyrë që kësaj ndërmarrjeje t`i kthehet nami i dikurshëm që ka pasur. /RTK

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera