Sport

Moska përgatit shortin

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 30 November 2017

Kur dritat të ulen totalisht në Pallatin e Koncerteve në Kremlin të premten e parë të Dhjetorit, kjo do të shënjojë nisjen e një ceremonie në të cilën Rusia shpreson të mrekullojë tifozët e që do të zbulojë dhe shortin e finaleve të Botërorit 2018.

12 muaj planifikime dhe përgatitje u testuan këtë javë me një provë gjenerale të shortit që do të ndajë kombëtaret në grupe dhe shumë surpriza të tjera.

Moska është një qytet i magjishëm dhe 7 vjet nga dita kur u fitua e drejta e organizimit të një botërori futbolli, Kremlini do të jetë epiqendra e vëmendjes për tifozët e sportit më popullor në planet.

-Advertisement-

Prezantuesi i njohur anglez Geri Lineker, ish-futbollist ikonë i përfaqësueses së 3 luanëve, do të moderojë eventin. Lineker ka qenë ekskluzivisht kritik ndaj mënyrës sesi FIFA zgjidhi organizatorët, kjo edhe për shkak se pikërisht Rusia mundi Anglinë në përpjekjet për turneun.

Në krah të ish-futbollistit do të jetë gazetarja ruse Maria Komandnaya, ndërsa më shumë se 200 vende anembanë globit do të transmetojnë direkt ceremoninë e shortit në Moskë, por jo vetëm kaq.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit do të ketë 8 asistentë luksi në shortin e finaleve të botërorit, emra që çdo tifoz do të donte t’i kishte parë me fanellën e kombëtares së tij. Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Carles Puyol dhe 91 vjeçari Nikita Simonyan, ish-futbollist i kombëtares që përfaqësonte Bashkimin Sovjetik.

Salla me kapacitet 6 mijë vende do të ketë mes personaliteteve, 30 nga 32 trajnerët e kombëtareve finaliste si dhe të paktën 1 mijë përfaqësues të mediave. /Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera