Lajme

Moska njofton se ka rrëzuar avionin me armatime për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 17 April 2022

Moska zyrtare njofton se ka rrëzuar një avion ukrainas i cili ishte i ngarkuar me armatime të huaja për ushtrinë e këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, avioni ukrainas me armë nga Perëndimi u rrëzua pranë Odesës, por diçka e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarët vendas.

Gjithashtu, ushtria ruse njofton se ka “pastruar” të gjithë Mariupolin nga ushtarët ukrainas, dhe se vetëm disa trupa të brigadës “Azov” kanë mbetur në zonën e fabrikës së çelikut.

-Advertisement-

Më herët gjatë së shtunës, presidenti Zelensky paralajmëroi se nëse eliminohen trupat ukrainase në Mariupol do të jetë fundi i negociatave për paqen me Rusinë./a2cnn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera