Lajme

Moska njofton për shkëmbime të burgosurish me Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 March 2022

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se dy shkëmbime të burgosurish kanë ndodhur që kur pushtimi në Ukrainë filloi muajin e kaluar.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi numrin e të burgosurve të shkëmbyer.

Të hënën, Avokati i Popullit i Rusisë për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova tha se nëntë të burgosur rusë u shkëmbyen për kryebashkiakun e Melitopolit, një qytet në Ukrainën juglindore të kapur nga ushtria ruse./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera