Moska në frikë nga dërgesa e mundshme amerikane në Ukrainë, ‘paralajmëron’ pasoja
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 15 December 2022
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara marrin vendim të dërgojnë sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, ky do të konsiderohej si një veprim tjetër provokues i Uashingtonit, të cilit Moska do t’i përgjigjej.
Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova nuk sqaroi konkretisht se për çfarë veprimesh bëhej fjalë.
Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarë zonja Zakharova tha se SHBA-të janë bërë “efektivisht palë” në luftën në Ukrainë.
Sipas disa njoftime të bëra nga zyrtarë amerikanë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, Uashingtoni pritet t’i dërgojë Kievit sistemet ‘Patriot’, sistemet më të avancuara që Perëndimi, i ka ofruar deri më tani Ukrainës për ta mbështetur atë në përpjekjet për të zmbrapsur sulmet ajrore ruse.
Rritja e ndihmës ushtarake amerikane, që përfshin dhe armatime të sofistikuara “do të nënkuptonte përfshirje edhe më të gjerë të personelit ushtarak (amerikan) në veprime armiqësore dhe kjo mund të sjellë pasoja të mundshme”, shtoi zonja Zakharova, por pa dhënë specifika mbi pasojat. /VOA
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...