Lajme

Moska në ankth pas fundosjes së anijes, ja çfarë propagandon gazetarja ruse

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 15 April 2022

Një gazetare e televizionit shtetëror rus tha se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pas fundosjes së “Moskva”, anija e Flotës së Detit të Zi.

Zyrtarët kanë refuzuar të pranojnë pretendimet e Ukrainës se ajo goditi anijen me raketa, një operacion i cili do të ishte një nga sukseset më të mëdha ushtarake të Kievit që nga fillimi i pushtimit.

Por Russia 1, një “zëdhënës” i Kremlinit që ka përkrahur luftën, iu afrua pranimit që Ukraina e fundosi anijen duke kërkuar një përgjigje dërrmuese, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Olga Skabeyeva, një nga propagandistet kryesorë të Vladimir Putinit, u tha shikuesve se mbështetja perëndimore ishte konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë, duke thënë: “Ajo në të cilën është përshkallëzuar mund të quhet me siguri Lufta e Tretë Botërore”.

“Kjo është plotësisht e sigurt”.

“Tani ne patjetër po luftojmë kundër infrastrukturës së NATO-s, nëse jo vetë NATO-s. Ne duhet ta pranojmë këtë”.

Dhe një i ftuar në emision e krahasoi fundosjen e Moskva-s me një sulm në tokën ruse, pavarësisht insistimit të Kremlinit që u rrëzua për shkak të një zjarri, shkruan Metro.co.uk.

Ai përdori gjithashtu fjalën “luftë”, e ndaluar në Rusi, dhe duhej t’i kujtohej terminologjia e miratuar nga qeveria “operacion special ushtarak” dhe tha se Kievi duhet të shkatërrohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera