Lajme

Moska mbyll qiellin e saj për 36 vende

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 28 February 2022

Moska ka vendosur tu përgjigjet me të njëjtën mënyrë qeverive evropiane që kanë vendosur të mbyllin hapësirat ajrore me të. Përkatësisht ajo ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende.

Këto ndalime e bëjnë të pamundur fluturimin e avionëve që vijnë nga Rusia drejt perëndimit.

“Aeroflot” tashmë është detyruar të pezullojë të gjitha lidhjet e saj me Amerikën.

-Advertisement-

Në ditën e pestë të sulmeve, palët janë ulur për negociata. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Zyra e presidentit ukrainas ka deklaruar e prerë se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera