Lajme

Moska i kërkon sqarime Beogradit pas raportimeve për armë serbe në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 03 March 2023

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për informacionin se armë serbe i janë dorëzuar Ukrainës.

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, ka thënë Zaharova, shkruan Danas.

Sipas saj, duhet të zbulohen faktet dhe të nxirren përfundimet e duhura në bazë të kësaj, sepse është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe.

-Advertisement-

Ajo ka deklaruar se Moska është e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.

Ndryshe, në mediat ruse ishin shfaqur pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë kishte dërguar 3,500 raketa për sistemet raketore “Grad” në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.

Ndërsa, Portali rus “mash.ru”, kishte njoftuar se në Ukrainë janë dorëzuar 3,500 raketa 122 mm “M21” nga kompania serbe Krušik.

Sipas këtij portali raketat ishin porositur nga Krusik nga kompania kanadeze “JNJ Export Import”, dhe se arkat ishin dërguar nga Serbia në Turqi, ku tranziti ishte kryer nga një kompani turke përmes së cilës ngarkesa ka shkuar në Sllovaki dhe më pas në Ukrainë.

Ndërsa, ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç kishte mohuar se Serbia eksporton armë në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera