Opinione

Mos qofsha në lëkurën e Kryeministrit!

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 21 November 2017

Shkruan: Fadil Maloku

1. Këmbëngulësia në politikën bashkëkohore, nuk njihet si ndonjë virtyt përcjellës që i shquan politikanët karizmatik. E në veçanti ata të cilët kanë probleme dhe nevojë jetike, të realizimit dhe të “pranimit” nga të tjerët, siç është rasti ynë.

2. Politikani i sotëm modern racional, zakonisht punon me sistem dhe ekipe të tëra “informuese”, “debatuese”, “promovuese” e “imponuese” në publik. Në mënyrë që “ekzekutuesi”, ta ketë shumë më të lehtësuar, si vendimarrjen vetanake, ashtu edhe pëlqimin adekuat të rrethit.

-Advertisement-

3. Nuk jam fortë i njohur me ekipin këshillëdhënës të kryeministrit Haradinaj, por kujtoj që në këtë fazë delikate politike nëpër të cilën po kalon aktualisht Kosova, cilido kryeministër që do ishte në pozitën e tij, do të duhej t’i testonte shumë më shpesh logjikat dhe gjuhën e “shkopit” (në vendimarrjet qeveritare) dhe atë të “karrotës” (në raport me Brukselin).

4. Themi kështu, edhe për arsye se; stoicizmi i deritanishëm i improvizuar dhe i përdorur enkas për konsum të brendshëm, shumë vështirë që do mund ta “blejë”, si koegzistencën e brishtë të koalicionit, ashtu edhe mbijetimin e nevojshëm politik.

5. Kur gjithë kësaj “odisejade” i shtojmë edhe pranimin (apo edhe refuzimin!) eventual që po ushtrohet “online”, nga qendrat e vendimarrjes globale, atëherë sfidat e: demarkacionit, asociacionit, Gjykatës Speciale, ushtrisë, proceseve integruese…etj., duket që do kërkojnë përveç elasticitetit të nevojshëm diplomatik, edhe një këmbëngulësi të pahetuar racionale dhe një butësi të shoqëruar iracionale…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera