Rozë

Mos ndoshta do kemi një tjetër histori ‘Bora-Donald’ në ‘Big Brother VIP Kosova’?

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 08 December 2022

Ka kaluar një vit që nga puthja e famshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në “Big Brother VIP Albania” që do e kthente çiftin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Puthja u pasua nga një mori ngjarjesh teksa ata vijojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar aktualisht në showbizin shqiptar.

Sot po rikthehemi në eksperiencën e Donaldit në formatin e famshëm jo për të folur rreth historisë së tij, por sepse po marrin një “Deja Vu” nga “Big Brother VIP Kosova” që nisi të hënën për herë të parë në Kosovë.

-Advertisement-

Mes personazheve të njohura që janë bërë pjesë e tij është edhe Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Artisti njihet për natyrën e tij të hapur dhe pa komplekse dhe i tillë është treguar edhe në këtë reality-show deri tani duke folur për shumë tema.

Mirëpo, njëra po merr më shumë vëmendje në mediat sociale: jeta romantike.

Dhe kur flasim për jetën romantike të reperit natyrisht hyn ‘në lojë’ Kejsi, që ka qenë partnerja e reperit për 7 vite.

Stresi e ka përmendur disa herë në këto tre ditë bukuroshen nga e cila është ndarë tre vite më parë.

Ai ka deklaruar se është beqar prej tre vitesh duke pranuar se ka bërë gabime në të shkuarën.

Reperi ka folur me respekt dhe dashuri për Kejsin, duke na risjellë në vëmendje bisedat e Donaldit me banorët për njohjen me Borën.

Edhe aktori zgjodhi të rrëfehej që në ditët e para të formatit për historinë e tij mediatike.

I vetmi ndryshim nga Donaldi, është se Stresi nuk ka një ‘Semi’ pranë tij.

Sigurisht Kejsi nuk ka rrugëtimin e Borës në ekran, por është kthyer në një personazh të njohur në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës.

Në një bisedë më banorët Stresi deklaroi se Kejsi është i vetmi person që do e bindte të linte rrugëtimin e tij në “Big Brother”.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte.

Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Kejsi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Ndoshta Kejsi nuk ka arsye t’i kërkojë diçka të tillë, por a do shohim hyrjen e saj në shtëpinë e famshme për një takim me reperin?

Edhe ju po mendoni për këtë skenë, apo jo?

Vlen të theksojmë se edhe pse të ndarë dyshja ruan ende një raport të ngushtë.

Ata kanë folur gjithnjë me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe familjarët e tyre duke thënë se do jenë gjithmonë mirënjohës për atë që kanë kaluar.

“Kurrë s’do ulja dikë që më ka mbajtur në gji.

I jam mirënjohës përjetë.

Por jeta kështu e ka!”- ka deklaruar mes të tjerash Stresi për Kejsin.

Reperi po ashtu ka qenë ‘një fans’ i historisë Bora-Donald duke folur publikisht për lidhjen e tyre.

Ai deklaronte: “Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, duke vlerësuar lidhjen e saj me Donaldin të cilin po ashtu e ka shok.

Paralelet mes tyre janë të shumta dhe na kanë krijuar një lloj Deja Vu-je.

Pas suksesit që pati historia e tyre, nuk do ishte çudi nëse shumë persona përpiqen të rikrijojnë çiftin ‘Bora-Donald’ në një reality-show.

A është ky rasti Stresit? Mbetet për tu parë…”Big Brother VIP Kosova” sapo ka nisur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera