Shëndetësi

Mos e hani kurrë këtë pjesë të pulës

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 13 December 2017

Të gjitha pjesët e pulës përdoren në gatim për të pjekur, skuqur apo bërë supë. Por së fundmi jepet alarmi se disa prej tyre nuk kanë ndikim të mirë në organizëm.

Rasti i një pacienteje, e cila iu nënshtrua një operacioni për të hequr një cist, i ka habitur të gjithë mjekët. Cisti ishte mbushur me gjak në ngjyrë të errët. Pas heqjes së tij, disa muaj më vonë u krijua një tjetër dhe kur pacientja shkoi për konsultë tek gjinekologu, u zbulua se e gjitha kjo vinte nga konsumimi i tepërt i krahëve të pulës.

Ekspertët paralajmërojnë se pulat janë të injektuara me steroide artificiale, që i bëjnë ato të rriten më shumë dhe të prodhojnë më shumë mish. Steroidet kryesisht injektohen në krahët ose qafën e pulës, prandaj duhet ti shmangni me doemos.

-Advertisement-

Steroidet mund të kenë efekte anësore në trupin tuaj, veçanërisht nëse jeni femër. Ka patur mjaft raste ku kanë shkaktuar ndryshime hormonale, si dhe rritjen e cisteve në mitër dhe gjinj. Për të shmangur probleme serioze shëndetësore, ne rekomandojmë blerjen e mishit organik, të ushqyer me bar, që nuk është trajtuar me steroide.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera