Sport

Morina: Kishim mungesa të rëndësishme, por arritëm fitore të madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 18 September 2017

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka folur pas ndeshjes me Trepçën ’89 ku ka uruar lojtarët dhe tifozët për fitoren.

Skuadra e Gjilanit arriti ta mposhtë kampionin actual në fushën e saj me rezultat 1-2 falë golave të Ylber Kastratit dhe Armend Thaqit.

“Jam shumë i lumtur për shkak të futbollistëve dhe tifozëve të cilët kanë ardhur sot në numër të madh për të na përkrahur”.

-Advertisement-

“Sot kemi pasur disa mungesa të rëndësishme në formacion dhe jemi përballur me probleme gjatë gjithë javës, por në fund na u shpagua gjithë mundi dhe jam i lumtur sidomos për tifozët të cilët i falënderoj jashtëzakonisht shumë”.

“Nuk kemi humbur ende, por kemi mundur të fitojmë më shumë, mbetet për tu parë se si do të luajmë në ndeshjet në vazhdim”, ka thënë Morina pas ndeshjes.

Gjilani mbetet njëra nga skuadrat e pamposhtura në kampionat pas pesë javëve ku ka shënuar dy fitore dhe ka marrë tri barazime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera