Lajme

Mori pjesë në luftërat e ISIS-it dhe u kthye në Kosovë, ngrihet aktakuzë kundër tij

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 24 November 2021

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.Q .

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.Q., “me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka”.

“I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Me këto veprime i pandehuri me inicialet S.Q. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera