Sport

Morata shumë afër gjigantit italian (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 17 July 2017

Milani është në prag të marrëveshjes me Alvaro Moratan, raporton Gazzetta dello Sport.

Milani ka ofruar 70 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata dhe është afër nënshkrimit me spanjollin, kështu raporton La Gazzetta dello Sport, transmeton Gazeta Express.

Sipas të përditshmes italiane, Morata do të përfitojë 10 milionë euro në sezon te klubi nga San Siro.

-Advertisement-

Ishte vetë drejtori i Kuqezinjve, Marco Fassone, ai që konfirmoi gjatë ditës së djeshme se janë duke tentuar të transferojnë edhe një sulmues, duke zbuluar tre emra.

“Do të ishte diçka e mirë që të marrim njërin prej Andrea Belotti, Alvaro Morata ose Pierre-Emerick Aubameyang. Do të shohim se cili do të jetë, megjithëse ka edhe emra tjerë që nuk janë përmendur në media”, kishte thënë Fassone.

Gazzetta dello Sport shkruan se Reali tashmë ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurove për Moratan dhe mbetet të shihet nëse do ta shqyrtojnë, duke parë që Los Blancos kërkojnë 90 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera