Sport

Morata nuk pritet të vazhdojë me Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 December 2021

Sulmuesi spanjoll Morata pritet që të largohet nga stadiumi “Allianz” këtë verë, dhe mbetet të shihet nëse skuadra e tij Atletico Madridi do ta mbajë atë apo ta shes te skuadrat e interesuara në shërbimet e tij.

Gjigandi italian Juventus nuk pritet që ta bëjë huazimin e Alvaro Moratas si transferim permanent, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi spanjoll momentalisht është në vitin e dytë të huazimit dy-vjeçar nga Atletico Madridi te “Zonja e Vjetër”, dhe deri tani në këtë sezon ka arritur të shënojë shtatë gola, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Por, këto shifra mund të mos jenë të mjaftueshme sa duhet për të bindur krerët e Juventusit që ta paguajnë dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh drejt Atletico Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera