Sport

Montella: Në Spanjë luhet futbolli që dua

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 29 December 2017

Montella është i lumtur për aventurën e re në Spanjë, aty ku sipas atij luhet futbolli që dëshiron.
Vetëm 1 muaj pas shkarkimit nga stoli i Milanit, Vincenzo Montella u zyrtarizua në stolin e Sevillas, ku mori vendin e argjentinasit, Eduardo Berrizo.

Tekniku italian u shpreh mjaft entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa tha se pret me padurim të fillojë punën në një kampionat, ku luhet një futboll që e pëlqen shumë.

“Jam shumë i entuziazmuar, sepse gjithçka ndodhi shpejt dhe në mënyrë të papritur. Në La Liga luhet një futboll mjaft interesant, ku prioritet është edhe të argëtosh publikun, ndaj besoj se jam në vendin e duhur, për të aplikuar idetë e mia”, u shpreh ai.

-Advertisement-

“Me Sevillan jam përballur kur isha trajner i Fiorentinës dhe kam mbresa mjaft të mira nga atmosfera në Andaluzi”, shtoi Montella, që do të ndihmohet në këtë aventurë, nga italiani, Enzo Maresca, që ka luajtur për disa vite te Sevilla dhe e njeh mirë ambientin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera