Sport

Montella bën shaka me Ancelottin: Mund të bëhet asistent i imi

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 29 September 2017

Montella ka bërë shaka me Ancelottin në konferencën për media duke thënë: “Mund të bëhet asistent i imi”.

Carlo Ancelotti mund të gjejë menjëherë punë te ish klubi Milani pasi Vincenzo Montella bëri shaka pas shkarkimit të italianit nga Bayern Munich, duke thënë se ish trajneri i Realit mund të bëhet asistent i tij te Kuqezinjtë.

Shakaja mund të shndërrohet në realitet pasi Ancelotti mund ta marrë drejtimin e Milanit.

-Advertisement-

Pavarësisht fitores 3:2 ndaj Rjekës në Europa League, Milani nuk po kalon sezon të mirë në Serie A dhe Montella rrezikon shkarkimin nëse nuk ndryshojnë gjërat, raportojnë mediat italiane.

“Unë e vlerësoj shumë atë. Gjithmonë i kam shikuar nga afër stërvitjet e tij kur kam filluar të merrem me këtë punë dhe gjithmonë më ka konsideruar si një vëlla”, tha fillimisht Montella.

“Nëse dëshiron të vijë këtu, mund të jetë asistenti im ose ndoshta unë mund të jem asistenti i tij!”, shtoi duke buzëqeshur Montella.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera