Rozë

Monika Kryemadhi pushime në Jalë me kolegët e LSI-së (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 03 September 2017

Fakti që nuk e pranoi postin e Zonjës së Parë, e bënte të parashikueshëm faktin tjetër që, prej momentit të zgjedhjes së zotit Ilir Meta si President i Republikës, axhenda e tij me atë të bashkëshortes, Monika Kryemadhi, do të ishte e ndryshme.

Ndërkohë që zoti Meta u fotografua pak javë më parë nga paparaci ynë në Gjirin e Lazit, aty ku familja e tij ka një shtëpi, bashkëshortja vijon traditën e disa viteve me radhë, duke qëndruar në plazhin e Jalës me kolegët e partisë.

Temperamenti i saj shumë vital, duket se i vë të gjithë në punë dhe në lëvizje, edhe në kohë pushimesh. Paparaci ynë e ka fotografuar me disa nga deputetët e LSI-së, si Petrit Vasilin dhe Luan Ramën.

-Advertisement-

Tashmë partia e tyre do të jetë në opozitë me pushtetin, pas 8 vitesh pjesë të qeverisjes.

Jemi kuriozë të shohim zonjën Kryemadhi në pozicionin e lideres së LSI-së në Parlament, ku ajo ka premtuar se do të bëjë opozitë të fortë.

Siç e dimë, Monika nuk ka preferuar të bëjë lideren e partisë për sa kohë bashkëshorti i saj ka qenë kryetar dhe as shumë protagoniste në jetën politike të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera