Rozë

Monica Bellucci akuzohet për mosdeklarim të pasurisë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 06 May 2018

Monica Bellucci është një ndër artistet më të vlerësuar në botën e aktrimit.

Aktorja pas ndarjes me Vincent Casselin është shfaqur shumë pak në publik duke zgjedhur të mos jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Por, italiania si shumica e artistëve ndërkombëtar po përballet me problemet e mëdha fiskale.

-Advertisement-

Ajo akuzohet prej autoriteteve tatimore franceze se nuk ka deklaruar dy llogari bankare dhe një shtëpi që ka në Francë.

Monica raportohet se është pronare e një shoqërie “fantazmë” në Ishujt Virgjin, duke iu shmangur pagimit të tatimeve.

Theksojmë se edhe më parë aktorja franceze ka qenë nën akuzë nga shteti francez për një rezidencë në Britaninë e Madhe, kohë kur jo ishte ende e lidhur me Vincent Cassel. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera