Sport

Momenti kur Wilder e nokautoi Stivernen në raundin parë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 05 November 2017

Deontay Wilder e ka nokautuar Bermane Stiverne në raundin e parë për të mbrojtur titullin në WBC për pesha të rënda.

Deontay Wilder vazhdon të jetë kampion në WBC për pesha të rënda pasi arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ashtu ndaj Bermane Stiverne.

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi, duke e rrëzuar tre herë që në raundin e parë.

“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë dhe për këtë arsye u kërkua rimeç.

-Advertisement-

https://www.youtube.com/watch?v=Xs6MpXbpRVc

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera