Lajme

Momenti kur vogëlushja e bllokuar për tre ditë nxirret nga rrënojat në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 09 February 2023

Ekuipazhet e urgjencës që punonin gjatë gjithë natës në qytetin e Antakias nxorrën një vajzë të vogël nga rrënojat e një ndërtese dhe shpëtuan babanë e saj dy orë më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve IHA.

Ndërsa përgatiteshin ta ngarkonin burrin në një ambulancë, ekipet e shpëtimit i thanë se vajza e tij ishte gjallë dhe po e çonin në të njëjtin spital fushor për trajtim. “Unë ju dua të gjithëve”, tha ai.

Në Dijarbakır, në lindje të Antakias, shpëtimtarët çliruan një grua nga një ndërtesë e shembur në orët e hershme, por gjetën të vdekur tre personat pranë saj në rrënoja, njoftoi agjencia e lajmeve DHA, shkruan The Guardian.

-Advertisement-

Mbi 17 mijë persona kanë vdekur të hënën pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera