Lajme

Momenti kur ushtarët e Kosovës arrijnë në Turqi, priten me duartrokitje

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 07 February 2023

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë udhëtuar mbrëmë në Turqi.

Të njëjtit shkuan drejt Turqisë, në kuadër të një operacioni të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Washington ka publikuar edhe pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa Qeveria e Kosovës mbajti mbrëmë një mbledhje  në të cilën është miratuar shkuarja e ushtarëve të FSK-së në këtë operacion kërkim-shpëtimi.

Ndryshe tërmete të fuqishme kanë goditur dje Turqinë dhe Sirinë. Mbi 4 mijë e 300 viktima janë shkaktuar si pasojë e këtyre tërmeteve.

Në Turqi dhe Siri ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për personat e ngujuar nën rrënojat e shumta të objekteve të cilat janë rrëzuar gjatë ditës së djeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera