Lajme

Momenti kur serbët në Veri e gjuajnë me gurë autoblindin e Policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 13 October 2021

Sot në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave.

Ky aksion nuk u prit aspak mirë nga serbët që jetojnë atje pasi që sulmuan Policinë dhe tentuan të bllokojnë rrugën.

Në një video, shihet se si disa protestues serb me gurë sulmojnë një autoblind të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Po ashtu disa policë u sulmuan edhe fizikisht nga serbët. Protestuesit hodhën edhe bombë gazi në drejtim të Policisë së Kosovës.

Disa vetura të qytetarëve civil janë dëmtuar e djegur gjatë këtij incidenti në Veri. Policia e Kosovës ka arritur të sekuestroj mallra të ndryshme si prova materiale.

Përveç në Mitrovicë të Veriut, një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave është zhvilluar sot edhe në qytetet si Mitrovicë e Jugut, Prishtinë dhe Pejë. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera