Sport

Momenti kur Ronaldo e befason një fëmijë para ndeshjes me Ajax (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 11 April 2019

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest për t’u vlerësuar para ndeshjes Ajax – Juventus.

34 vjeçari ka gjetur kohë për të gëzuar një fëmijë maskotë që kishte dalë të përcillte lojtarët gjatë daljes në fushë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, pa që një fëmijë po e shikonte para fillimit të ndeshjes,  dhe ai nuk hezitojë t’i dhuronte një buzëqeshje e t’i përdhelte flokët.

-Advertisement-

Veprimi i Ronaldos bëri të buzëqeshte fëmijën, që pati afër një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Përndryshe ndeshja mes Ajaxit dhe Juventusit përfundoi 1:1, me Cristiano Ronaldon që shënoi për mysafirët dhe David Neres për vendasit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera