Fun & Video

Momenti kur qeni kërcen në ujë për ta shpëtuar drerin e vogël që po mbytej (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 19 July 2017

Një qen ka fituar epitetin e heroit, për faktin se ka kërcyer dy herë në ujë për ta shpëtuar drerin e vogël i cili po mbytej në det.

Mark Freeley dhe qeni i tij Storm po ecnin buzë detit kur panë një drerë të vogël i cili po mbytej në ujë, pasi nuk dinte të notonte, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa Mark vrapoi për ta marrë kamerën për ta filmuar momentin, qeni i tij kërceu në ujë për ta shpëtuar drerin e vogël që po mbytej në Long Island të New Yorkut.

-Advertisement-

Qeni Storm arriti ta nxjerr nga uji duke e kafshuar në qafë, derisa pronari i tij dëgjohet në videon e publikuar më poshtë duke komplimentuar qenin e tij.

Ajo qfarë ka habitur më shumë të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, është reagimi i qenit i cili e prek drerin disa herë për t’u siguruar nëse është gjallë dhe po merr frymë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy