Lajme

Momenti kur policët në Gjilan shpëtojnë qytetaren që po kërcënohej me thikë në makinë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 23 January 2021

Një burrë po kërcënonte me thikë një grua në makinë në qytetin e Gjilanit. Në momentin kritik, më të keqën kanë shmangur, policia duke ndërhyrë me shpejtësi.

Policët, njëri prej tyre, pa uniformë, kanë reaguar shpejt duke arrestuar qytetarin e dyshuar i cili mbante thikën në dorë.

Momenti është kapur në kamera nga qytetarët të cilët kanë duartrokitur veprimin.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Gjilan.

Video nga ky moment janë publikuar në rrjetet sociale.

“Policet e rinj nxjerrin nga vetura dhe e arrestojnë një të dyshuar i cili ishte duke e kërcënuar me thikë në fyt një grua. Sipas qytetarëve dëshmitarë policet kanë intervenuar me sukses duke i shpëtuar edhe jetën qytetares’, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera