Sport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion bote në IBF

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 25 September 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka shkruar historinë, pasi është shpallur kampion bote në kategorinë IBF në pesha të mesme, shkruan Gazeta inFokus.

Marku e ka mposhtur pas 10 rundeve boksierin nga Ukraina, Maxim Podran.

Pas këtij triumfi bokseri nga Lushnja e Shqipërisë ka thënë se e kanë nënvlerësuar shumë.

-Advertisement-

“Më kanë nënvlerësuar shumë, por ja ku jam sot. Shikoni këtë titull, shikoni kë kam mundur. E kisha të lehtë”, ka thënë Marku.

Me poshtë keni momentin kur Marku shpallet kampion bote në IBF për kategorinë e mesme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera