Momente tmerri! Bie orteku në Zvicër, shpëtohet skiatorja “e varrosur” në dëborë
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 19 February 2020
Pamje dramatike kanë kapur momentin kur një grua britanike fatmirësisht mundi të shpëtojë, pasi u fundos në thellësi të dëborës në një vendpushim të skive në Verbier të Zvicrës.
Victor Liebenguth, një skiator profesionist u shpreh se gruaja e tij ishte duke skijuar në dëborë në momentin që ra orteku.
“Ndoshta 10 njerëz ishin duke bërë ski në të njëjtën kohë dhe asnjë masë parapraku nuk u ndërmor. Për fat të keq ishin dy vajza duke bërë ski dhe u goditën shumë keq nga një ortek. Ne ishim të parët aty dhe menjëherë filluam të bënim kërkimet e para.
Në kohë rekord gjetëm të parën dhe të dytën, e cila ishte 70 metra më tutje, por fatmirësisht e shpëtuam gjithashtu. Ndërkohë që përpiqeshim të nxirrnim jashtë vajzat, njerëzit përreth fillonin të bënin ski në drejtime të ndryshme dhe ndodhi e pashmangshmja. Një ortek tjetër goditi zonën dhe një person i tretë ngeci në dëborë.
Gjithsecili duhet të ketë pajisjet e duhura për të shkuar aty, duhet të informohet për konditat e vendit dhe më e rëndësishmja të trajnohet për male të tilla. Në mënyrë që të jetë i sigurt dhe të ketë njohuritë dhe reflekset e duhura për raste të tilla të paparashikueshme. Shpresoj që kjo të ndihmojë në motivimin dhe edukimin e njerëzve në të tilla raste”, u shpreh Victor.
Victor së bashku me miqtë e tij u drejtuan menjëherë në zonën që ra orteku, duke kërkuar për vajzat që u goditën. Fatmirësisht arritën të lokalizojnë shpejt një grua e cila falë një airbagu të madh portokalli arriti të shpëtonte pa dëme. Pas kësaj djemtë fillojnë të gërmojnë me shpejtësi nën dëborë me ndihmën e një lopate për të bërë të mundur shpëtimin e gruas, e cila fatmirësisht mundi të shpëtohej. Disa momente më vonë në zonë shikohet dhe një helikopter shpëtimi për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.
Kompleksi “Ski Resort Verbier”, me anë të një njoftimi në rrjete sociale kishte lajmëruar më herët që rreziku i ortekëve ishte evident, duke shtuar se nëse do të dëshironi të bëni ski duhet të jesh njohës i mirë i terrenit dhe një skiator i zoti.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...