Rozë

Momente romantike gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 12 December 2023
Donald Veshaj surprizoi mbrëmjen e sotme gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku dhe hodhi një hap tjetër në lidhjen e tij me Bora Zemanin.

Aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahet premiera e filmit të çiftit.

“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.

“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra pranoi unazën e partnerit të saj.

-Advertisement-

Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.

I gjithë momenti ishte emocionues për të tre ata, ndërsa salla u “pushtua” nga brohorimat e të ftuarve.

Premiera e filmit “5 herë jo” po mbahet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG dhe nga nesër do të jetë në çdo kinema.
Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera